
Pas masës për ndalim për 48 orë, babait nga Gjakova që u arrestua nën dyshimin se dhunoi dhe sulmoi seksualisht dy vajzat e tija ,pritet t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, shkruan Gazeta Insajderi.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu ka konfirmuar për Gazetën Insjaderi se i dyshuari akuzohet për dy vepra penale, njëra është se dyshohet se ai ka dhunuar njërën nga vajzat e tij, ndërsa për tjetrën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht.
“Është ndaluar një person për dy vepra penale për dhunim dhe sulm seksual ndaj dy vajzave të tij dhe gjatë ditës ka me u bë edhe kërkesa për paraburgim 30 ditësh”, është shprehur Shehu.
Rastin për Insjderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Nysret Gjurkaj, i cili ka dhënë detaje rreth rastit të babait i cili dyshohet se e ka dhunuar njërën nga vajzat e tij, ndërsa për tjetrën dyshohet se e ka sulmuar seksualisht.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna)së bashku me dy vajzat e saja te moshes se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervisten e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njeren vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetren në mënyrë të vazhdueshme (por qe datat e sakta nuk ju kujtohen). Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtes. Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Hetimet ne vijimesi.