Sipas raportimeve të mediave italiane, Theo Hernandez dhe agjenti i tij janë informuar nga Milani se ai mund të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, me kusht që të arrijë një ofertë e përshtatshme.
Francezi nuk luajti për Milanin në barazimin pa gola të fundjavës së kaluar kundër Genoas në Serie A.
Trajneri Paulo Fonseca ka kritikuar më parë lojtarët individualë, duke pretenduar se ata “nuk japin gjithçka” në çdo ndeshje.
Tifozët ofenduan Hernandezin edhe pse ai është një nga kapitenët këtë sezon. Agjenti i tij Manuel Quilon u takua me drejtorët e Milanit dhe më pas u tha gazetarëve të mbledhur para selisë së klubit se “nuk ka pasur diskutime për një kontratë të re”.
Agjenti theksoi se Theo “dëshiron të qëndrojë” dhe të nënshkruajë një kontratë të re, por qëndrimi i liderit të Milanit dyshohet se është krejtësisht i ndryshëm.
Tuttomercato raporton se kuqezinjtë i kanë ofruar një kontratë të re me vlerë 5 milionë euro në sezon plus bonuse, por gjithashtu e kanë informuar se ai mund të largohet që në janar nëse vjen një ofertë e përshtatshme.
Ky mund të jetë një lajm i mirë për Manchester United, i cili duket i vendosur për të blerë francezin.