Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike Pfizer, në Shqipëri sot pritet të vijnë s 7000 doza të tjera të vaksinës kundër Covid-19.
Lajmin e njoftoi dy ditë më parë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sipas të cilit brenda këtij muaji pritet të vije sasia e 40 mijë vaksinave që ishte premtuar që në fillim, shkruan A2.
Sipas Bratajt, Shqipëria ka një kontratë me 500 mijë vaksina të Pfizer dhe 1 milion e 140 mijë me COVAX, që kanë filluar të lëvrohen. Pra janë 800 mijë persona te paktën, me të dyja dozat, që janë të garantuara që do vaksinohen.
Kujtojmë që në mbrëmjen e një shkurtit në Shqipëri kanë arritur 1,170 dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 nga kontrata që vendi ka nënshkruar me kompaninë “Pfizer”.