Një gjykatë ruse pritet që sot ta shpallë vendimin në rastin kundër pilotes ukrainase, Nadia Savchenko, e cila është e akuzuar për involvim në vrasjen e dy gazetarëve rusë në pjesën lindore të Ukrainës.
Nadia Savchenko i ka hedhur poshtë akuzat.
Prokurorët rusë kanë kërkuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 23 vitesh për Savchenkon.
Ky rast ka shkaktuar zemërim në Ukrainë dhe në vendet e tjera, meqë kritikët e akuzojnë Kremlinin për orkestrim të një procesi propagandues.
Nadia Savchenko ka mbajtur grevë urie në shenjë të protestës kundër mbajtjes së saj në burg./rel