×
  • Sport
  • Euro 2024

    Pritja e jashtëzakonshme e Mert Gunok në minutën e fundit të ndeshjes që kualifikoi Turqinë

    Insajderi
    03 July 2024 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Turqia u kualifikua në çerekfinale të Euro 2024 pasi mposhti Austrinë me rezultat 2-1. Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi Merih Demiral, i cili shënoi dy gola për ekipin turk. Meritë kishte edhe portieri turk Mert Gunok, i cili pengoi golin e austriakëve në minutën e 95-të.

    Turqia kaloi në avantazh në minutën e parë të lojës, kur Demiral u tregua klinik në zonën e rreptësisë pas një goditje nga këndi dhe shënoi për 1-0, ndërsa në minutën e 59-të shënoi golin e dytë për epërsinë 2-0.

    Michael Gregoritsch ngushtoi rezultatin në 2-1 në minutën e 66-të dhe që nga ai moment austriakët rrethuan portën e Turqisë.

    Megjithatë, austriakët duhet të prisnin minutën e pestë shtesë për mundësinë më të mirë për të barazuar në minutat e fundit të takimit.

    Gunok bëri një intervenim të jashtëzakonshëm për të mbajtur epërsinë e Turqisë. Turqia në fazën tjetër të kualifikimeve do të takohet me Holandën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark