×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritja miqësore e Ramës për Kurtin [Video]

    Insajderi
    10 June 2021 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miqësor dhe mjaft të afërt me njëri-tjetrin u panë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama. Ky i fundit priti ngrohtësisht Kurtin në Tiranë, si një nga pjesëmarrësit e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili nisi punimet sot.

    Përballja e sotme mes Kurtit e Ramës në këtë Samit, është e para e tyre si homologë. Kjo pasi, Kurti në mandatin e tij të dytë si kryeministër nuk realizoi vizitën e parë zyrtare në Shqipëri.

    KosovaPress raportoi se si në mandatin e parë, Kurti kishte respektuar traditën që ishte krijuar nga krerët institucionalë në Kosovë që pas pranimit të detyrës, vizitën e parë jashtë vendit ta bënin në Tiranë.

    Ftesës së dytë të shefit të ekzekutivit të Shqipërisë për vizitë zyrtare në këtë vend, Kurti nuk iu përgjigj fare.

    Shkak për këtë ishin përmendur raportet jo edhe aq miqësor mes Kurtit dhe Ramës, të cilat sipas analistëve, janë në pikën më të ulët.

    Përveç Kurtit, në Samitin e sotëm në Tiranë po marrin pjesë edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, presidenti malazez, Milo Dukanoviç, kryetari i Këshillit të Ministrave nga Bosnja, Denis Zvizdiç dhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark