Pas përfundimit të festave mërgimtarët që vizituan vendlindjen e tyre për festat e fundvitit, tashmë kanë marrë rrugën për në vendet e tyre ku jetojnë.
Si çdo herë edhe në ketë vit ata janë duke u përballur me pritje të gjata në kufi.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritje ka në të gjitha pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Serbinë, prej nga qytetarët tanë marrin rrugën tutje.
Në këto momente, me kolonë 2 kilometërshe qytetarët po përballen në Merdarë në dalje, e cila kur konvertohet në minutazhë i bie që duhet të presin nga 3 deri në 4 orë.
Situatë pak më e mirë qëndron në pikat tjera kufitare Kosovë-Serbi. Te Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë, në Muçibabë nga 40 deri në 60 minuta, në Mutivodë deri në 60 minuta, kurse në Jarinjë pritjet janë deri në 40 minuta.