Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri mbi gjendjen aktuale në pikëkalimet kufitare për hyrje-dalje nga Kosova.
Pritjet më të gjata për dalje nga Kosova janë te Dheu i Bardhë, ku ato po zgjasin deri në një orë, teksa kolonat janë deri në 500 metra.
Ndërkohë në Merdarë për të dalë nga Kosova pritjet janë deri 100 metra kolonë, apo 20-30 minuta.
Gjendja rezulton të jetë më e qetë në pikëkalimet e tjera kufitare.