Pritje e ngrohtë për Limajn në një odë në Drenas: Kosova është rreshtuar kah fituesit, #vecVepra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Pritje e ngrohtë për Limajn në një odë në Drenas: Kosova është rreshtuar kah fituesit, #vecVepra

    Insajderi
    08 January 2025 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka përfunduar ditën e tij me një vizitë në Nekofc të Drenasit, ku është takuar me miq dhe bashkëluftëtarë. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Limaj ka theksuar rëndësinë e bashkimit për avancimin e Kosovës dhe përmbushjen e premtimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit.

    “Vetëm të bashkuar si dikur mund ta shtyjmë përpara Kosovën”, ka shkruar Limaj, duke shtuar se koalicioni që ai përfaqëson ka në thelb bashkimin, fuqinë dhe përfaqësimin dinjitoz për qytetarët e Kosovës.

    Limaj theksoi angazhimin e tij për punë të mira për vendin, duke përfshirë sigurinë, rritjen ekonomike, pavarsinë energjetike dhe antarësimin e Kosovës në NATO.

    Ai gjithashtu u shpreh se qytetarët në Nekoc dhe në të gjithë Kosovën janë të rreshtuar pas një Kosove fituese, ku veprat konkrete janë të nevojshme për të rikthyer dinjitetin e shtetit.

    “Qytetarët në Nekoc e Kosovë janë rreshtuar për Kosovën fituese, veçVEPRA, sepse kjo është rruga më e sigurt për ta rikthyer dinjitetin e shtetit”, ka shkruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark