Pritjet për të kaluar nga Kroacia për në Serbi kanë shkuar deri në 15 orë.
Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar pamje në adresë të mediumit.
Në bazë të pamjeve, shihet se një numër i madh i qytetarëve po pret për të kaluar kufirin nga Kroacia për në Serbi.
LEXO EDHE:
60-70 minuta në Dheun e Bardhë dhe 60 sosh në Muçibabë janë pritjet për të hyrë për në Kosovë.
Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritje ka edhe në Jarinje.
Në Jarinje po pritet 30-40 minuta për të hyrë për në Kosovë.
Gjendja në pikat e tjera kufitare vazhdon të jetë e qetë. /Insajderi.org/