Pritje të gjata për rimbursimin e kuponëve fiskal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pritje të gjata për rimbursimin e kuponëve fiskal

    Insajderi
    13 June 2016 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët ankohen për pritje të gjata për rimbursimin e kuponëve fiskalë. E zyrtarë të ATK-së thonë se brenda të këtij muajit, të gjitha kërkesat do të shqyrtohen dhe ato që i përmbushin kriteret do të rimbursohen.

    Administrata Tatimore e Kosovës po vazhdon me projektin e  rimbursimit për kuponët fiskalë. Megjithatë, disa qytetarë ankohen për vonesa në këtë proces. Siç thonë ata, kanë kaluar dy muaj dhe ende nuk janë njoftuar për rimbursim.

    E zyrtarë nga Administrata Tatimore e Kosovës thonë se komisioni është në proces të verifikimit dhe brenda këtij muaji, të gjithë do të rimbursohen. Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi- Sefa, i tha Radio Kosovës se rastet e mos-rimbursimit janë vetëm atëherë kur qytetarët japin informatat e gabuara.

    Procesin e fiskalizimit e ka vlerësuar pozitiv ditë më parë edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, duke thënë se kjo ka ndikuar që qytetarët të vetëdijesohen dhe mos të shërbehen në biznese të pafiskalizuara.

    “Projekti i kuponëve fiskalë ka ngritur vetëdijen e qytetarëve për të blerë vetëm nga bizneset e fiskalizuara. Nuk jemi të kënaqur ende me nivelin e fiskalizimit të bizneseve, megjithëse trendi është në rritje dhe ky projekt  i mbledhjes së kuponëve fiskalë ka ndihmuar shumë. Statistikat tregojnë se në tre mujorin e parë të këtij viti, numri i aplikimeve është rritur në 35 për qind”, thot minstri Hoti, njofton televizioni publik.

    Sidoqoftë, për tre mujorin e parë të këtij vitit, janë dorëzuar 113 mijë e 719 pliko. Deri më tani ATK ka rimbursuar rreth 2 milionë euro.  Vendimi i ATK-së që t’i stimulojë të gjithë konsumatorët me rimbursimin e të hollave nga grumbullimi i kuponëve fiskalë, po i ndihmon shtetit për luftimin e informalitetit te disa biznese që nuk posedojnë arka fiskale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark