Mbi dy orë e gjysmë po pret kolona e automjeteve në pikën kufitare në Merdar të dielën për te dalë nga territori i Kosovës.
Kolona në këtë pikë kufitare është e gjatë deri në 170 metra.
Rreth 30 minuta pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në pikën te Dheu i Bardhë.
Kurse në Jarinjë deri në 20 minuta.
Që nga muaji i kaluar me ardhjen e mërgimtarëve këto pika kufitare kanë qenë të ngarkuara. Pritjet në disa ditë kanë shkuar deri në shtatë orë.