Pritjet dhe rezultatet e zgjedhjeve për LDK’në, a do të mbijetojë Lumir Abdixhiku? - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Pritjet dhe rezultatet e zgjedhjeve për LDK’në, a do të mbijetojë Lumir Abdixhiku?

    Insajderi
    25 September 2025 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për performancën e LDK’së dhe Abdixhikun. Pritjet dhe rezultatet e këtyre zgjedhje? Është brengosëse kur e sheh partinë më të vjetër LDK’në që nuk është në performancën ma të mirë zgjedhore këtë herë.

    Shkruan: Valon Syla

    Përveç Istogut ku kandidati Ferati dhe Peja me kandidatin Muhaxheri, atje ku mund të kaloj pa balotazh, në komuna tjera po shihet se do të kenë vështirësi serioze.

    Gjilani po çalon nga ndërrimi i gjeneratave me një kandidat të cilit i mjaftoi një fore e lodhtë prej follirantit të Alban Hysenit atje, me qitë prej sistemi me shampon të duarve. Për aty arritje do të ishte një balotazh i mundshëm që edhe mund ta rikthente bashkë me partitë opozitare atje.

    Në Mitrovicë, në Gjakovë e në Ferizaj janë të padukshëm me përqindje 1 shifrore… me mundësi minimale edhe për ringjallje.

    Në Viti me degë të shpartalluar dhe autokraci të kryetarit kandidat Sokol Haliti, balotazhi e pret me gjasat ma të mëdha, por edhe kjo mund të jetë fund i një qeverisje të gjatë të LDK atje nga befasitë që e presin.

    Në Lipjan sekretari i LDK dhe pushtetari 12 vjeçar Imri Ahmeti, duket i lodhur dhe i konsumuar me betejë të re në balotazh meqë lehtë mund t’i rrotullohet gjithçka.

    Në Vushtrri të ndarë në dysh LDK pret të gjejë partnerë për pushtet lokal sepse fitoren ia kanë larguar dhe as vetë nuk e presin më.

    Në Podujevë, doktori i LDK atje Ekrem Hyseni ka gjasa të mos mbetet as në balotazh pasi që Bulliqi nga VV lehtë mund të kapërcejë garën me të parën.

    Dhe të gjitha energjitë i kanë koncentruar në Prishtinë. Me një kandidat i cili me 21% vota reale, u bë Kryetar me ndihmën e të gjithë opozitës, shoqërisë civile dhe shoqatave zejtare, larg strukturave të LDK Përparim Rama, i cili këtë edhe nuk e fsheh dhe vetë e deklaron se nuk është LDK.

    I gjithë ky investim në një “mish të gjallë” i cili nuk kreu punë as për Prishtinën, me disa prej punëve edhe të dyshimta dhe me lëndë në prokurori… nuk kreu punë as për degët e LDK e as për ata që ia mundësuan fitoren, ata si shpërblim morën arrogancën e tij me doza të mëdha follirancie.

    Tash në Prishtinë luftohet për balotazh, dhe atë pikërisht kundër atyre që e bënë Kryetar herën e parë me PDK dhe kandidatin Uran Ismaili i cili duket qartë se tërheq vota jashtë trupit të partisë së tij… të cilët sot i kritikon më së shumti edhe Përparim Rama sepse i sheh si konkurrentë kryesorë.

    Balotazhi në Prishtinë mund të jetë i paqartë por një gjë është e qartë. Ai është suksesi i Abdixhikut.

    Nëse fiton LDK në Prishtinë, Perparim Rama i hapet mundësia për Kryetar të Partisë qe me këtë sukses e përbysë Abdixhikun. Apo nëse humb nga balotazhi LDK në Prishtinë, përsëri Abdixhikut do ti kërkohet llogari dhe dorëheqje.
    Pra është e qartë që atij po i vjen përballja përfundimtare me realitetin e sukseseve dhe deshtimeve. Për të mirë apo të keq Abdixhiku e ka arritur pikën kulminante të performancës dhe kjo tashmë po vendnumëron, pra eshtë kryesisht në një stagnim e që në disa komuna edhe po vyshket e venitet, që dikur i kishte bastione.

    Rreziku nga performanca e dobët e LDK, e rrit vetëm Vetëvendosjen sepse një pjesë e votuesit të tyre mbetet në mezozonë. Sidomos ata që ikën nga LDK me renegadët dhe tradhtarët e partisë më të vjetër, ish miqtë e Abdixhikut, si Vjosa Osmani dhe të tjerë oportunista e llaskuca si Peci, Bulliqi e tjerë.

    Paçit fat në këto zgjedhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    13 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark