Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00 në Prizren.
Që të dy pësuan lëndime të lehta trupore.
Rastin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se motoçikleta ishte goditur nga një veturë.
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka proceduar me rastin”, shtoi tutje ai.