Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja jete në Prizren.
Në raportin ditor të PK’së, thuhet se kanë pranuar informatë për një person pa shenja jete mëngjesin e së shtunës, shkruan Gazeta Insajderi.
“Prizren / 04.05.2024 – 11:31. Pas pranimit të një informate për një person pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull shtetas i Serbisë”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. /Insajderi.org/