Një incident ka ndodhur dje, në një familje në Prizren, ku janë përfshirë dy vëllezër.
Sinjali rapoton se njëri nga vëllezërit ka raportuar në polici se vëllai i tij pasi ishte kapur me të, ia ka sulmuar bashkëshorten dhe për të mos mbaruar me kaq, e ka rrahur edhe motrën e tyre.
Gjithçka dyshohet se ndodhi pasi viktima u largua nga shtëpia dhe vëllai i tij dyshohet se shfrytëzoi rastin, për t’iu hakmarrë, duke çuar dorë mbi kunatën.
Si rezultat i denoncimit, palët janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë dhe kanë rrëfyer në detaje se si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.