Raporti i fundit i Institutit GAP për impaktin financiar të festivalit Dokufest që mbahet në Prizren, nxjerrë në pah se prizrenasit harxhojnë gati sesa vizitorët jashtë qyteteve të tjera.
Duke marrë parasysh faktin se banorët e Prizrenit nuk janë të detyruar të paguajnë për akodmomim dhe transport, del se prizrenasit harxhojnë përafërsisht njëjtë sikurse vizitorët që paguajnë këto dy shërbime për të qëndruar gjatë tërë javës në qytetin ku mbahet Dokufest.
“Pjesëmarrësit nga Prizreni shpenzojnë mesatarisht 102 euro gjatë gjithë festivalit, personat jashtë Prizrenit shpenzojnë mesatarisht 184 euro, ndërsa vizitorët nga jashtë Kosova shpenzojnë 221 euro”, thuhet në raportin e GAP.
Bazuar në të dhënat e mbledhura, qytetarët e Prizrenit shpenzojnë mesatarisht 9 euro në ditë për ushqim, transport, dhe rekreacion. Krahasuar me ditët e zakonshme, gjatë këtij festivali qytetarët e Prizrenit pothuajse dyfishojnë shpenzimet ditore, prej nëntë euro në 17 euro në ditë.