Prizreni humbë edhe një objekt të trashëgimisë kulturore - Insajderi
×
Kulturë

Prizreni humbë edhe një objekt të trashëgimisë kulturore

Insajderi
05 May 2016 - 23:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasuria e trashëgimisë kulturore në Prizren ka pësuar edhe një humbje, pas rrënimit të një prej shtëpive më të vjetra në qendrën historike të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur, Hajrullah Çeku, drejtues i OJQ-së “Ec Ma Ndryshe”, i cili  ka publikuar në profilin e tij në Facebook, foto nga rrënimi i një shtëpie të vjetër, sot në Prizren, bashkë me një përshkrim.

“Sot e humbëm edhe një shtëpi të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit. Dinamika e krimit është në rritje, trashëgimia kulturore po shkatërrohet para syve të gjithëve. Ky është rasti i pestë brenda një muaji. Me mosveprimin e tij, shteti po i hap rrugë edhe rrënimeve të radhës”, ka shkruar Çeku.

shpija1

Pjesa e vjetër e qytetit të Prizrenit, e njohur për trashëgimi të pasur kulturore, ka përjetuar ditë jo të mira.

Vetëm brenda një muaji, aty janë djegur, shkatërruar e rrënuar shumë objekte ose shtëpi të vjetra qytetare, me arkitekturë të jashtëzakonshme, të cilat kanë qenë simbol i këtij qyteti dhe arsye për shumë vizitorë nga shtete të ndryshme të botës.

Me gjithë rëndësinë e këtyre objekteve dhe faktin se ato mbrohen me ligj, rrënimi i tyre po vazhdon.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark