Prizreni nderon dëshmorët në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prizreni nderon dëshmorët në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

    Insajderi
    17 February 2025 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, në përvjetorin e shtetësisë së Kosovës, zyrtarët komunal bashkë me familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë kanë realizuar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

    “Në kuadër të aktiviteteve për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari Shaqir Totaj, bashkë me zyrtarë komunalë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, ditën e filluan me homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

    Aty theksohet se dëshmorët janë nderuar për shkak të sakrificës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    “Gjatë ceremonisë përkujtimore, u vendosën kurora lulesh në nderim të atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e shtetësinë e Kosovës, për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt e të zhvilluar. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!”, përfundon njoftimi i Komunës së Prizrenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark