“Xharra Towers” po vazhdon ndërtimin e objektit që po i rrezikon banorët e lagjes “Tirana” në Prizren. Banorët u drejtuan tek Gjykata Themelore për ndërprerje të punimeve dhe për këtë u njoftua edhe kryetari i komunës, Shaqir Totaj, por kjo nuk po mjafton që ata të ndalin rrezikimin e banorëve. Insajderi sjell detajet.
Banorët e lagjes “Tirana” në Prizren po vazhdojnë të përballen me rrezikun nga projekti banesor i “Xharra Towers”.
Ani se ata këtë rast e kanë deponuar në Gjykatën Themelore në Prizren, ku kërkesa e tyre është aprovuar.
Por, as kjo nuk po mjafton që kësaj kompanie të i ndalohen punimet.
Gazeta Insajderi ka siguruar propozimin dërguar nga banorët e lagjes, ku kërkohete banorëve për ndërprerje të punimeve në kompleksin banesor “Xharra Towers”.
Në propozim kërkohet që kompanisë në fjalë t’u ndërprehen punimet.
“DETYROHET Kundershtari i Siguirimit qe ta ndërpres vazhdimin e realizimit te Projektit Ndërtimor deri ne vendosjen e çështjes Kryesisht nga Gjykata”, thuhet në propozimin e dërguar në Gjykatën Themelore në Prizren.
Në të njëjtin propozim bëhet e ditur se për këtë janë të obliguar që ta zbatojnë edhe Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit.
“Këtë Aktvendim duhet ta zbatoj. Gjykata Themelore në Prizren, kundërshtari i sigurimit, çdo Shërbim i Noterisë në Kosovë, Drejtorati i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ne Komunën e Prizrenit”.
As pas kësaj nuk është ndërmarrë asnjë veprim nga zyrtarët e Komunës së Prizrenit për ta kryer punën e tyre dhe për ta zbatuar ligjin.
Gazeta Insajderi merr vesh po ashtu nga banorët në afërsi të kësaj ndërtese se punimet janë duke u vazhduar edhe pas marrjes së këtij propozimi
Derisa, në arsyetim theksohet qartë se banorët përreth janë duke u rrezikuar dhe po u vështirësohet jeta nga ndërtimi i objektit nga “Xharra Towers”.
“Për shkak se ekziston rreziku, (i cili veçse është dëshmuar se është permanent vazhdimin e shkaktimit te demit ne paluajtshmerinë si ne adresën rr. Tirana, p.n. Prizren) se pa caktimin e masës së sigurimit kundërshtari i sigurimit do të mund ta pamundësojnë apo vështirësojnë dukshëm realizimin e jetesës se banoreve te cilët jetojnë ne njësinë e ndërtesës, e te cilët janë duke përjetuar dëme nga vazhdimi i punimeve, dhe se me provat e prezantuara nga Propozuesja argumenton besueshmërinë e kërkesës së saj, pasi që kundërshtari i Sigurimit eshte duke vazhduar objektin ndërtimor, kurse nga realizimi i keti projekti, ndërtesa fqinje ka pësuar dëme te cilat janë vështirë te riparueshme”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e Gjykatës.
Këtë propozim kërkesat tjera, banorët i kanë deponuar të gjitha në Drejtorinë e Urbanizmit në Prizren, por pa përgjigje.
Përgjigje në pyetjen pse nuk po ndërpriten punimet deri në një vendim të Gjykatës rreth objektit të “Xharra Towers”, nuk ka kthyer asnjë zyrtar i Komunës së Prizrenit.
Përvec drejtorisë, heshtje totale ka zgjedhur ta mbajë edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.
Njësoj sikur ta, edhe kompania “Xharra Towers” nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë.
Derisa, banorët po mbesin me shpresë që instancat ligjore të marrin vendim për ndërprerje të punimeve.
Gazeta Insajderi pati raportuar ditë më parë për këtë rrezikim të jetës që po u bëhet nga ndërtimi i objektit të ri në qendër të Prizrenit, i nisur së ndërtuari nga firma e Driton Xharrës.
Aty janë sjellur dëshmi se si banorët po pretendojnë që ndërtimi i obejktit të ri do ua rrezikojë jetën banorëve përreth.
Po ashtu, Gazeta Insajderi merr vesh se ndërtimi i këtij objektit të ri nuk është i lejueshëm as në bazë të Hartës Zonale për qytetin e Prizren.
Derisa, Gazeta Insajderi do vazhdojë të raportojë për këtë moszbatim të ligjit nga niveli komunal i PDK-së.
/Insajderi.org/