Në Komunën e Prizrenit ka filluar punën stacioni policor në Lubizhdë, që do të njihet edhe Stacioni Policor – Veriu.
Ky stacion është i vendosur në objektin e drejtorisë rajonale dhe është plotësisht i kompletuar edhe me personel edhe me logjistikë për të kryer detyrat dhe për t’u ballafaquar me sfidat të cilat e presin, njofton policia përmes një komunikatë për media.
Stacioni i ri e do të ketë në kompetencë një territor që përbëhet prej 27 fshatrave me rreth 43874 banorë të etnive të ndryshme./Insajderi.com