Liza Gjika është sfiduar nga Brulinda Lahe që të bëjë parashikime astrologjike bazuar në datën e lindjes.
Njëra ndër datat ka qenë edhe 4 korrik 1964, dita në të cilën ka lindur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
“Probleme! 4 ka në vetvete ka divorc, duhet të tjerë shumë i kujdesshëm me partnerin. Numri 4, mban izolim, spital, izolim shtëpie, por edhe burg. Ky individ del 4-4 nga të dy krahët dhe është shumë i vështirë. Mban mbingarkesa për të gjithë dhe nuk arrin dot. Kalon në nervozizëm të jashtëzakonshëm. E ka zemrën e gjerë, e do shumë familjen, por ka mbingarkesa”, shprehet astrologia Liza Gjika.