Ka disa “gabime” që bëjmë dhe që ndikojnë në cilësinë e gjumit.
Me siguri shumë gjërave nuk u kushtoni rëndësi në përditshmëri, por janë pikërisht ato që po jua shkaktojnë problemet me gjumin.
Më poshtë, 7 gjërat që duhet të keni parasysh për të pasur një gjumë të mirë dhe të qetë gjatë natës.
– Të shkosh të flesh çdo natë në të njëjtën orë për të evituar shqetësimet.
– Të mos flesh gjatë ditës, sidomos pasdite vonë.
– Thuaj jo përdorimit të smartphone-ëve apo tabletëve në mbrëmje.
– Ta mbash temperaturën optimale të trupit me aktivitet fizik ose me një dush të ngrohtë (pa e ekzagjeruar me gradën).
– Jo kafe në darkë, por e mira do të ishte që ta shmangie edhe pasdite.
– Mos ha rëndë në darkë.
– Thuaj jo alkoolit.