Dy persona në Drenas janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kanë kanosur disa persona lidhur me një pronë.
Ngjarja është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, e cila ka ndodhur pasditen e së martës, shkruan Gazeta Insajderi.
Dy të dyshuarit, sipas policisë, janë liruar në procedurë të rregullt.
“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se, lidhur me shfrytëzimin e një prone për të cilën pritet vendimi mbi lirimin e saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (shfrytëzues prone) verbalisht duke iu drejtuar dëshmitarit kanë kanosur atë dhe disa persona të tjerë. Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK’së. /Insajderi.org/