Probleme serioze për Real Madridin, asnjë lojtar nuk dëshiron të largohet - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Probleme serioze për Real Madridin, asnjë lojtar nuk dëshiron të largohet

    Insajderi
    01 August 2025 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi po përballet me një sfidë serioze në përpjekjet për të përmirësuar skuadrën, pasi asnjë nga lojtarët e ekipit të parë nuk është i gatshëm të largohet, pavarësisht minutave të kufizuara në dispozicion, raporton Marca.

    Klubi ka tentuar të transferojë disa lojtarë të rinj për të balancuar grupin, por interesimi nga jashtë ka qenë minimal, ndërsa agjentët nuk kanë ndihmuar në lehtësimin e largimeve.

    Kjo mungesë vullneti e ka vështirësuar punën e trajnerit Xabi Alonso, sidomos në pozicionin e mbrojtësit të majtë, ku aktualisht ndodhen Ferland Mendy, Fran Garcia dhe afrimi i ri, Alvaro Carreras – të gjithë në garë për një vend në formacion.

    Për më tepër, zërat për largimin e Rodrygos dhe Vinicius Jr. janë zbehur, pasi nuk ka pasur asnjë ofertë që të përmbushë kërkesat financiare të lojtarëve apo të klubit.

    Sipas Marca, çdo lojtar i Real Madridit ka përfituar mesatarisht 850,000 euro në bonuse gjatë sezonit të kaluar, pavarësisht mungesës së titujve në La Liga apo Ligën e Kampionëve.

    Këto shuma përfshijnë shpërblimet për fitimin e Superkupës së UEFA-s dhe Kupës Ndërkontinentale, si dhe për arritjen në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube – një turne fitimprurës që u zhvillua në Shtetet e Bashkuara.

    Shumë pak klube arrijnë të ofrojnë shpërblime të tilla të majme, edhe kur fitojnë tituj madhorë. Real Madridi nuk siguroi trofe të mëdhenj sezonin e kaluar, por të ardhurat nga kompeticionet ndërkombëtare ishin të konsiderueshme.

    Kjo situatë financiare e favorshme dhe reputacioni global i klubit janë ndoshta arsyet kryesore pse askush nga lojtarët nuk dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark