Probleme të mëdha për Amorim – Man Utd nuk po arrin t'i rinovojë kontratat e dy lojtarëve kryesor - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Probleme të mëdha për Amorim – Man Utd nuk po arrin t’i rinovojë kontratat e dy lojtarëve kryesor

    Insajderi
    29 December 2024 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Manchester United ka ngecur në negociata për rinovimin e kontratave me dy lojtarë të ekipit sipas një raportimi të ri.

    Ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim momentalisht mban vendin e 14-të në Ligën Premier pas humbjes me rezultat 2-0 ndaj Wolves në ‘Boxing Day’ teksa do të rikthehen në aksion nesër (e hënë) ndaj Newcastle.

    Tekniku portugez me gjasë do të bëjë ndryshime të mëdha në verë, ku pritet të shpenzohet një shumë e majme parash për ta përforcuar ekipin.

    Por do të ketë edhe lojtarë të rinj tek të cilët Amorim do shpresojë t’i ketë në projektin e tij afatgjatë.

    Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho që të dy janë produkt i akademisë së Unitedit dhe luajnë një rol kyç në ekipin e parë, ani pse që të dy kanë pasur vështirësitë e tyre këtë sezon.

    Garnacho ishte lënë jashtë ndeshjes me Manchester Cityn këtë muaj teksa ishte kritikuar në disa raste nga tifozët për vendimet e tij gjatë ndeshjeve.

    Mainoo në ndërkohë, kishte mbetur jashtë fushave për 1 muaj shkaku i një lëndimi muskulor, por së fundmi u rikthye si titullar në formacion.

    Por një raportim nga Daily Mail ka bërë me dije se United po ka vështirësi që të arrijë marrëveshje me lojtarët për të rinovuar kontratat e tyre.

    Dështimi për të arritur një marrëveshje të re mund të mos jetë diçka që e dëmton Unitedin në një periudhë afatshkurtër, por kontrata e Mainoos skadon në 2027 dhe ajo e Garnachos në 2028.

    Ka një mundësi që të dy lojtarët të vendosin që të largohen nga ‘Old Trafford’ në rast se nuk pajtohen me kushtet e ofruara nga klubi./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark