×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Problemet me ambalazhuesit e ujit: “Uji Rugova” refuzonte t’i paguante gjobat, dërgohej tek përmbaruesi- DOKUMENTE

    Insajderi
    21 October 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përreth 4.500 euro janë gjobat e shqiptuara për mos-pajisje me leje ujore nga firma amballazhuese e ujit “Ujë Rugove”. Tri herë për çdo vit nga 2022-a deri më 2024-ën. Shuma e cila iu ishte shqiptuar kësaj firme ishte nga 1.500 euro për secilën. Madje iu mundësohej edhe të paguante me rata. Kjo firmë e kishte neglizhuar një denim që e kishte marrë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për çka ishte dërguar tek përmbaruesi.

    Për çështjen e ambalazhimit të ujit dhe borxheve të kompanive tashmë kanë filluar hetime nga Prokuroria Speciale. Të arrestuar deri më tani janë Naser Hafizi, zyrtar i MMPHI’së dhe Izedin Bytyqi, sekretar i kësaj ministrie.

    Sido që të jetë, Gazeta Insajderi ka arritur të sigurojë vendimet e Inspektoratit të MMPHI’së përmes qasjes në dokumente publike të kësaj ministrie.

    Në këto dokumente dëshmohet se gjoba që ka shqiptuar inspektorati i MMPHI’së është 4.500 euro nga 2022-a deri më 2024-ën. Gjobat kishin ardhur pas mos-përfilljes së raporteve zyrtare që i kishin ardhur firmës për pajisje me leje ujore.

    Sipas një vendimi të 15 shtatorit të 2022-ës të Inspektoratit, “Ujë Rugova” obligohej të ndërpriste aktivitetin deri në sigurimin e një leje ujore.

    Nga konstatimi i gjendjes, operatorit: SH.P.K “Ujë Rugove”, me procesverbalin e lartcekur i është shqiptuar masa-urdhri që të ndërpres aktivitetin e punës për shfrytëzim të ujit deri sa të pajiset me leje ujore-valide (me afat të caktuar kohor), nga Ministria e Ambientit Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës (MMPHI). Duke u bazuar në të gjitha këto që u cekën më lartë u nxjerr aktvendimi si në dispozitiv”, thuhej ndër të tjera në vendimin që e ka parë Insajderi.

    Vendimin në po atë vit nga kjo firmë e kishte apeluar vendimin në komisionin për shqyrtimin e ankesave.

    Komisioni konstatoi se pala operon në kundërshtim me legjislacionit në fuqi duke ushtruar veprimtarin e tij pa u pajisur me leje ujore që është kusht themelor për mbrojtjen e mjedisit për operimin e ligjshëm të një operatori. Për shkak të këtyre arsyeve Komisioni konsideron se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të pa kontestuar, drejtë dhe në mënyrë të plotë, ngase nuk është cenuar ligji në dëm të palës dhe ekzistojnë rrethana ku mund të konstatohet se pala ka shkaktuar pasoja pasi që operon pa u pajisur me leje, andaj duke marr parasysh këto rrethana Komisioni konstaton se nuk ka bazë ligjore për të anuluar aktvendimin e shqiptuar nga Inspektorati i Ministrisë“, thuhej në vendimin e komisionit.

    Gjobë prej 1.500 eurove “Ujë Rugova” kishte pranuar edhe në shtator të 2023-ës. Gjoba nga Inspektorati i MMPHI’së ishte shqiptuar për të njëjtën arsye: mungesa e pajisjes së një leje valide ujore.

    Andaj bazuar në gjendjen faktike të konstatuar,kompania SH.P.K “Uj Rugove”, dhe personi përgjegjës i saj, kanë vepruar në kundërshtim me bazën ligjore te cekur ne preambulë te këtij aktvendimi, pra ushtrimin e aktivitetit pa Leje Ujore-valide me afat të caktuar kohor. Për shkeljet e konstatuara, Inspektorati i MMPHI-së, shqipton ndëshkimi me gjobë dhe atë ndaj: Kompanisë: SH.P.K “Uj Rugove”, në vlerë prej 1.500,00 (njëmijë e pesëqind EURO e zero cent). Nga sa u tha më lartë u vendos si në diapozitiv të këtij vendimi”, thuhej ndër të tjera në vendim.

    Për neglizhencë të kësaj gjobe nga ana e “Ujit Rugova”, MMPHI’ja kishte dërguar propozim në Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës që ta dërgonte tek përmbaruesi. Vendimi ishte aprovuar.

    Për neglizhencë të kësaj gjobe nga ana e “Ujit Rugova”, MMPHI’ja kishte dërguar propozim në Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës që ta dërgonte tek përmbaruesi. Vendimi ishte aprovuar.

    LEJOHET PËRMBARIMI i propozuar dhe njëherit URDHËROHET debitori: SH.P.K,,Uj Rugove” të përcaktuar me shumën prej: 1.500,00 EUR, si dhe shpenzimet e procedurës përmbarimore, aq sa ato të krijohen në pajtim me Udhëzimin Administrativ të MD Nr.06/2014; të kryejë pagesën në afat ligjor, nga dita e pranimit të këtij urdhëri, nën kërcënim të përmbarimit të dhunshëm dhe pasojave tjera ligjore. Përmbushjen e detyrimeve të Debitorit ndaj Kreditorit: Me bllokimin e të gjitha llogarive bankare të Debitorit dhe transferimin e të hollave në llogarinë e Kreditorit, duke i shtuar shpenzimet lidhur me veprimet përmbarimore konform nenit 152-166 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, si dhe nenit 168-172 të Ligjit për Procedurën përmbarimore”, thuhet në aktvendimin për përmbarim.

    Gjobë prej 1.500 eurove “Ujë Rugova” kishte pranuar edhe në shtator të 2023-ës. Gjoba nga Inspektorati i MMPHI’së ishte shqiptuar për të njëjtën arsye: mungesa e pajisjes së një leje valide ujore.

    Për të njëjtën çështje “Ujë Rugova” ishte dënuar edhe sivjet. Dënimi ishte po ashtu në vlerën prej 1.500 eurove. Në aktvendimin e Inspektoratit të MMPHI’së firmës i kujtohet se për të njëjtën çështje ishte dënuar edhe në dy vitet paraprake.

    Nga inspektimi i dokumentacionit u konstatua se operatori posedon leje ujore (me afat të skaduar kohor-jo valide)-MMPHI për ushtrimin e veprimtarisë. Operatori për t’u pajisur me leje ujore obligohet nga Ligji i Ujërave nr.04/L-147,neni 72 dhe obligimet nga U.A. 03/2018 për leje ujore. Po ashtu, në vitin 2022 janë marur masa sipas dispozitave ligjore në fuqi, operatori në fjalë është obliguar në bazë të Aktvendimit-ndalim pune me Nr.prot. 5431/22 të datës: 11.10.2022 të mos ushtrojë veprimtarinë e tij si: Amballazhues i ujit deri sa të pajiset me Vendim të lejes ujore-valide me afat të caktuar kohor, sipas ligjeve në fuqi të MMPHI-së, në vazhdim janë marur dhe masa ndëshkimore të lartcekura për vitin 2022 dhe 2023 (të lartcekura)”, thuhet në aktvendim.

    Insajderi ka kontaktuar firmën “Ujë Rugova” për sqarim të këtyre vendimeve, mirëpo deri në momentin e publikimit të artikullit s’ka marrë ndonjë përgjigje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark