Problemi i unazës që Ronaldo i dhuroi Georginës për fejesë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Problemi i unazës që Ronaldo i dhuroi Georginës për fejesë

    Insajderi
    20 August 2025 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjetet sociale shpërthyen me reagime kur Georgina Rodriguez ekspozoi unazën madhështore që Cristiano Ronaldo i dhuroi për të kurorëzuar fejesën e tyre.

    Bizhuteria luksoze, e realizuar posaçërisht nga kompania e njohur Dámaso Martínez në Bilbao, ndezi debate të shumta mes ndjekësve: është vallë kjo unazë “perfekte” për një fejesë, apo thjesht një aksesor i shtrenjtë?

    Sipas ekspertëve të fushës, ka një detaj që nuk duhet lënë pas dore. Specialistja e bizhuterive Juana García Sánchez shpjegon se dhurata e CR7 nuk hyn tek unazat tradicionale të fejesës, por klasifikohet më shumë si “unazë kokteji”.

    Pse kjo unazë nuk konsiderohet tipike e fejesës?

    Ekspertja thekson se gurët e mëdhenj, si ai prej rreth 40 karatësh që mban Georgina, janë më të përshtatshëm për gjerdanë sesa për unaza që vishen përditë. “Është e rëndë, e pakëndshme dhe kufizon lëvizjen e gishtave. Vendosja është e realizuar në mënyrë të përsosur, por koncepti nuk është ai i një unaze fejese”, shpjegon ajo. Me fjalë të tjera, është një aksesor për evente të veçanta, jo një simbol i përditshëm i angazhimit.

    Çfarë e dallon një unazë fejesash nga një unazë kokteji?

    Unazat e koktejit u bënë të famshme në vitet ’20, gjatë periudhës së Prohibicionit në SHBA, kur gratë i përdornin si shenjë pavarësie dhe elegance. Ato karakterizohen nga madhësia e gurëve dhe dizajni që tërheq vëmendjen, por nuk janë praktike për përdorim të vazhdueshëm.

    Nga ana tjetër, një unazë klasike fejesash është prej ari (të verdhë ose të bardhë), është e thjeshtë, elegante dhe e rehatshme, pikërisht sepse ka një simbolikë që duhet mbajtur çdo ditë: dashurinë dhe besnikërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark