Udhëtimi pa viza pas rreth dy muajsh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Udhëtimi pa viza pas rreth dy muajsh

    Insajderi
    04 May 2016 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian nuk ka ndonjë afat definitiv për marrjen e vendimit për liberalizmin e vizave kur një gjë e tillë të propozohet nga Komisioni Evropian, por njohës të politikave të BE-së thonë se ky proces zgjatë zakonisht nga gjashtë deri në nëntë javë.

    Jehona Lushaku, njohëse e integrimeve Evropiane, ka sqaruar se propozimi i sotëm i Komisionit Evropian përfshihet në agjendat e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave, i cili organ në fund merr vendimin përfundimtar rreth kësaj çështje.

    “Nuk ka ndonjë datë definitive sa as mund të zgjasë, por zakonisht zgjatë prej 6 deri në 9 javë.  Tash duhet me u përfshi ky propozim i komisionit në agjendat e Parlamentit Evropian, i cili e shqyrton i pari, por paralel me të e shqyrton edhe Këshilli i Ministrave, i cili është organi definitiv që e merr vendimin”, ka thënë ajo për Insajderin.

    “Por kjo mundet të zgjasë edhe më shumë, varësisht se si kjo çështje përfshihet në agjenda të këtyre institucioneve”.

    Sipas saj, në këto dy institucionet duhet shumicë të kualifikuar për të kaluar vendimi, pra mbi dy të tretat e votave të shteteve anëtare.

    Ashtu siç u paralajmërua ditëve të fundit, Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës duke vlerësuar se Kosova ka arritur me sukses kryerjen e reformave në fushën e drejtësisë.  Propozimi për heqjen e vizave do t’i procedohet për vendim final Parlamentit Evropian dhe Këshillit./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark