Procesi për hoxhën Ahmed Kalaja, çfarë vendosi gjykata? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Procesi për hoxhën Ahmed Kalaja, çfarë vendosi gjykata?

    Insajderi
    11 June 2025 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranës zhvilloi sot seancën për dosjen penale që përfshin imam Ahmed Kalaja dhe persona të tjerë të hetuar në lidhje me ngjarjen e vitit 2022, ku u shpërndanë materiale me përmbajtje nxitëse ndërfetare.

    Në përfundim të seancës, gjykata vendosi të veçojë çështjen ndaj Kalasë, i cili akuzohet për “pengim të zbardhjes së së vërtetës”, pasi dyshohet se ka refuzuar të dorëzojë pamje filmike të rëndësishme për hetimin.

    Ndaj tij çështja do të ndiqet veçmas në një proces të pavarur. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë hetim janë kaluar për gjykim.

    Vetë Kalaja nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij Roland Islami, raporton A2CNN.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark