×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Prodhohet makina për të eksploruar Marsin

    Insajderi
    13 May 2017 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një automjet për të eksploruar Marsin, është ekspozuar në Kompleksin Vizitor të Qendrës Hapsinore “Kennedy”, në Florida.

    Zhvillimi i projektit të këtij automjeti ka nisur në nëntor të 2016-ës dhe ka përfunduar në muajin prill të këtij viti. Projektimi dhe prodhimi i makinës është bërë nga “Parker Brothers Concept”, një kompani që merret me dizenjimin dhe prodhimin e makinave “të çuditshme”, për filma dhe prodhime televizive.

    Makina ka 6 rrota, është prodhuar tërësisht nga fibra karboni dhe alumini dhe punon me energji diellore. Ajo është projektuar për të akomoduar katër astronautë dhe pjesa e pasme funksionon si një laborator i shkëputur, edhe pse ndoshta nuk do të udhëtojë kurrë për në planetin e kuq. Ky mjet mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 95-110 km/orë, por ende nuk bëhet e ditur kostoja e tij.

    Nasa ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht projektin, por video dhe imazhe të mjetit kanë filluar të shfaqen në rrjetet sociale, në fillim të kësaj jave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark