16 vjet më parë, një prej serialeve më të suksesshëm në historinë e televizionit, “The Simpsons”, në serinë e titulluar “bartje në të ardhmen”, parashikonte se si Donald Trump do bëhej president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, në këtë episod tregohet se si Lisa Simpson zgjidhet në Zyrën Ovale për të rregulluar problemet, pasi presidenti Trump e ka rrënuar ekonominë.
Skenaristi i “Simpsons”, Matt Greaney ka shpjeguar se përse e kishte parashikuar këtë gjë që në vitin 2000.
“Ishte një paralajmërim për Amerikën. Dukej sikur ishte hapi i fundit logjik përpara se gjërat të shkonin në fund. Ishte në përputhje me vizionin e një Amerike që çmendet”, ka thënë Greaney.
Ndërsa krijuesi i “Simpsons”, Matt Groening ka thënë se parashikimi i Donald Trump si president i SHBA-ve, ishte rastësor.
“Ishte emri më humoristik mund të mendohej si president i SHBA-ve në atë kohë”, tregon krijuesi i “The Simpsons”. /Insajderi.com