Producenti i njohur reagon i tronditur pas vdekjes së policit në Prishtinë: Kishim biseduar së fundmi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Producenti i njohur reagon i tronditur pas vdekjes së policit në Prishtinë: Kishim biseduar së fundmi

    Insajderi
    04 April 2025 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tragjedi tronditi sot Prishtinën, ku një zyrtar polic u gjet pa shenja jete. Alban Tolaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se u vetëvra pasditën e sotme.

    Lidhur me këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe producenti i njohur, Bini Diez, i cili njëherazi ishte edhe mik i tashmë të ndjerit, Tolaj.

    Në një postim prekës në “Instagram”, Bini zbulon se me Albanin kishte biseduar dy ditë më herët.

    “Alban, s’po muj me besu që po shkruj për ty, shoku jem i vjetër e i afërt që, sa herë kom pasë nevojë, ti je kanë aty për mu e unë për ty. 2 ditë ma herët, kur folëm afër 1 orë, asnjë shenjë s’ma dhe që ka më kanë biseda jonë e fundit. Pusho në paqe shoku jem, nuk kam me të harru kurrë”, shkroi Bini, transmeton Insajderi,

    Ky i fundit, për një kohë të gjatë ishte bashkë-moderues i emisionit me vajzën e policit të ndjerë, e cila po ashtu është prezantuese.

    No description available.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark