
Prof. Dr. med. Dr. phil. Halil Krasniqi MD, PHD, MSc, MSc, DSc, DSc– Pioniere në Fushën e Kirurgjisë Vaskulare
Prof. Dr. Med. Dr. Phil Halil Krasniqi është një figurë e shquar në kirurgjinë vaskulare, i njohur për arritjet e tij të jashtëzakonshme në mjekësi dhe zbulimet inovative shkencore. I lindur dhe i rritur në Pejë, Prof. Krasniqi nisi formimin e tij në Fakultetin e Defektologjisë në Universitetin Filozofik në Aachen dhe më pas vazhdoi studimet e mjekësisë humane, duke diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Heinrich Heine, Düsseldorf, në vitin 1998.
Pas diplomimit, ai kreu specializimin në kirurgjinë e përgjithshme, viszerale dhe kirurgjinë vaskulare me super specializim, specijalist endovaskular në Klinikën Universitare të Düsseldorf, nën drejtimin e figurave të njohura në fushën e mjekësisë, si Prof. Dr. Dr. Dr. Röher dhe Prof. Dr. Dr. Dr. W. Sandmann. Me mbi 16 specializime të përfunduara dhe dy doktoratura shkencore, Prof. Krasniqi ka ngritur emrin e tij në nivelin më të lartë akademik.
Përvoja ndërkombëtare e tij përfshin pozita si Shef i Klinikës Vaskulare dhe Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin St. Willehand dhe Drejtor i Kirurgjisë Vaskulare në St. Johannes Hospital në Gjermani dhe në Spitalet Helios në Pforzheim. Karriera e tij e pasur përfshin edhe rolin e ligjëruesit në universitete të shquara si University of Düsseldorf, University of Oldenburg/University of Groningen/Holland dhe University of Heidelberg.
Një nga arritjet e tij më të mëdha është krijimi i “Shifkes Bidirektionale KRASSA,” një zbulim që fitoi vlerësime të larta në Çmimin Arthur Fischer dhe ka një patentë ndërkombëtare. Ky mjet inovativ përdoret nga kirurgët vaskularë, kardiologët, angiologët, radiologët dhe kirurgët për procedurat e trajtimit endovaskular.
Prof. Krasniqi ka vendosur standarde të reja në Kosovë, duke realizuar për herë të parë implantimin e stentprotezave në aortën torakale dhe abdominale, stentimin e arterieve të veshkëve dhe duke përdorur metoda si RFITT (Radiofrequenz termo terapi bipolare), VenaSeal për trajtimin e venave. Në vitin 2023, ai arriti një tjetër sukses të madh – 28,000 operacione të kryera në karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme.
Aktualisht, Prof. Krasniqi është profesor në UBT në Prishtinë dhe vazhdon të kontribuojë në shëndetësinë e Kosovës me inovacion dhe përkushtim të vazhdueshëm.
Prof. Krasniqi do të jetë i disponueshëm për konsultime dhe trajtime në United Hospital, duke sjellë ekspertizën e tij të avancuar për të gjithë pacientët që kërkojnë trajtime vaskulare dhe të tjera mjekësore të specializuara.
Kurse specializimet dhe titujt shkencor të arritur me diplomime në fakultetet përkatëse i përfundoi me afate shkencore si më poshtë: