Prof. Engjell Koliqi: Kandidat i Koalicionit për Kosovën Fituese – Pjesë e ndryshimit që na duhet! – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Prof. Engjell Koliqi: Kandidat i Koalicionit për Kosovën Fituese – Pjesë e ndryshimit që na duhet!

    Insajderi
    01 February 2025 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Engjell Koliqi, ka prezantuar kandidaturën e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    “Jam Engjell Koliqi, kandidat për Kosovën fituese me numër 137. Numri im është 103. Për zhvillimin ekonomik të vendit, rol kyç ka siguria. Prandaj, me liderin tonë Ramush Haradinaj, prioriteti ynë i parë në këtë legjislaturë do të jetë anëtarësimi i Kosovës në NATO, sepse vetëm kështu i hapim dyert e zhvillimit ekonomik dhe e bëjmë Kosovën më të fortë,” tha Koliqi.

    Ai shtoi se premtimet e koalicionit AAK-Nisma nuk janë boshe, por do të përmbushen, duke vlerësuar se liderët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj gjithmonë e mbajnë fjalën e dhënë.

    Koliqi përsëriti slloganin e personalizuar të tij: “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – Kosova në NATO shpejt.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark