
Në Beograd këtë javë do të nisë edhe Festivali i veçantë i cili prezanton filmat e ish Jugosllavisë para publikut në Beograd.
Shfaqja e filmit “Mbledhësit e Puplave” në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit është një ogur i mirë për rikthimin e filmit.
I ardhur në një version të restauruar, filmi duket se ka marrë pëlqimin dhe vëmendjen e kritikëve të filmit nga mbarë bota. Festivali i Kanës është një hapësirë ku distributorët dhe profesionistët e filmit mund të gjejnë projektet e tyre të radhës.
Filmi ku luan aktori shqiptar Bekim Fehmiu, krahas divës serbe Olivera Katarina, ka marrë pëlqimin kësaj radhe.
Jugoslav Panteliq nga Kinoteka Jugosllave në Serbi tregon se filmi është pëlqyer sidomos nga francezët, të cilët nga data 15 nëntor kanë shprehur dëshirën ta shpërndajnë filmin në territorin e Francës.
Panteliq, i cili momentalisht është duke drejtuar projektin për restaurimin e filmave të vjetër në ish Jugosllavi, tregon se kritikët nga
Japonia e madje edhe nga Amerika kanë shprehur dëshirën të gjejnë mënyra për aktualizimin e filmit i cili morri cmimin e madh të jurisë në Festivalin e Kanës në vitin 1967.
Në Beograd këtë javë do të nisë edhe Festivali i veçantë i cili prezanton filmat e ish Jugosllavisë para publikut në Beograd.