Profesor Kraki i del në mbrojtje Pecit, i quan mediat “banda” e “kriminale” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesor Kraki i del në mbrojtje Pecit, i quan mediat “banda” e “kriminale”

    Insajderi
    27 May 2025 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Pecit, i cili u intervistua më gjatë se tri orë për hajni.

    Kraki me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka degraduar gjuhën e tij prej profesori, duke i quajtur mediat banditeske e kriminale.

    “Dhe kështu erdhem në pikën ku prokurorët e Kosovës e marrin të mirëqenë dhe e shfaqin si provë edhe propagandën më absurde kundër një ministri. Propaganden që bandat politiko-mediatike e gatuajnë dhe e shërbejnë me porosi nga ata që pësuan humbje milionëshe këto 4 vite, nga dita kur u ndoqen nga arkat e shtetit”, deklaroi ai.

    “Në fakt, edhe mediat e krimit edhe prokurorët e bandave janë produkt i asaj Kosovës që s’ekziston më. Se zor e kam ta kuptoj dobinë publike të një emisioni 50 minutesh ku si shkelje nxirret jo më mos realizimii punës së paguar por mënyra si është pagu puna e kryer. Në Kosovën e atyre një traktor « dhurohej » 30 herë dhe një livadh merrte grant 20 herë sepse ishte dhënë 20 herë me qira të njejtin vit”, vijon shkrimi i tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark