Profesor në Kosovë e tash kryetar i përkohshëm në Preshevë, kjo është pasuria mijëra euro e Ragmi Mustafes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesor në Kosovë e tash kryetar i përkohshëm në Preshevë, kjo është pasuria mijëra euro e Ragmi Mustafes

    Insajderi
    21 April 2024 - 21:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Serbisë dje ka shpërbërë Kuvendin e Komunës së Preshevës dhe ka emëruar Organin e Përkohshëm që do të udhëheqë me këtë komunë deri në zgjedhjet e parakohshme.

    Sipas këtij vendimi,  kryetar i Organit të Përkohshëm është emëruar Ragmi Mustafa nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, derisa për anëtarë janë zgjedhur Tefik Bajrami nga Partisë Demokratike Shqiptare, Shkëmbim Veliu nga Partia për Veprim Demokratik, Sami Salihu nga Lëvizja për Reforma, si dhe Branko Trajkoviq nga Lista Serbe.

    Kryetari i ri i përkoshëm i Preshevës, Ragmi Mustafa është edhe profesor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Duke ushtruar profesionin e profesorit, ai ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë.

    Gazeta Insajderi ka parë se në dokumentin e deklarimit të pasurisë, Ragmi Mustafa ka mijëra euro para të kursyera (cash) në bankë.

    Para të gatshme, të kursyera, për vitin 2024 Mustafa ka deklaruar mbi 117 mijë euro.

    Në njërën bankë, ka deklaraur si para të kursyera me bashkëshortën: 110,000.00 Euro. Ndërsa në një bankë tjetër ka deklaruar 7,500.00 Euro si kursime/trashëgimi.

    https://apk-rks.net/wp-content/uploads/2024/04/Ragmi-Mustafa.pdf

    Bashkë me kuvendin postin e ka humbur edhe ish kryetari i komunës Shqiprim Arifi i cili ka deklaruar se e ka shkarkuar Vuçiqi me ndihmen e “e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi”.

    Ai akuzon kryetarin e ri se është bashkëpunëtor u Vuciqit duke i dhënë edhe mirënjohje.

    “Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së”, ka shkruar Arifi në njoftimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark