Profesorë e intelektualë dalin në mbrojtje të profesor Hajrullahut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesorë e intelektualë dalin në mbrojtje të profesor Hajrullahut

    Insajderi
    07 April 2017 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbrojtje të profesorit universitar Arben Hajrullahu sot, përmes një letre mbështetëse për të, kanë dalë udhëheqës të disa OJQ-ve dhe profesorë të Universiteti të Prishtinës e intelektualë.

    Ata, në një letër të hapur dërguar MAShT, Këshillit Drejtues dhe Senatit të UP-së, kanë kundërshtuar arsyet e dhëna për anulimin e konkursit ku ka konkurruar profesor Hajrullahu duke i quajtur ato të papranueshme.

    Në këtë letër ky grup intelektuarësh po e konsiderojnë se është duke u bërë sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së stafit akademik të UP-së.

    “Rasti i fundit i profesor Arben Hajrullahut në konsideratën tonë është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. Profesor Hajrullahu ka zhvilluar gjithë studimet e tij në Vjenë si ato bazike ashtu edhe ato të doktoratës”, thuhet në këtë letër.

    Ky grup profesorësh përmes kësaj letër të dërguar kërkojnë nga institucionet relevante të ndërhyjnë sa më parë në Universitetin e Prishtinës për të hetuar të gjitha rastet e dyshimta dhe për të zbatuar ligjet në fuqi./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark