Profesoresha e afërt me VV-në: Duhet të largohet “Fantazma” që po drejton Ministrinë e Shëndetësisë, e jo të kërkohet dorëheqja e Latifit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesoresha e afërt me VV-në: Duhet të largohet “Fantazma” që po drejton Ministrinë e Shëndetësisë, e jo të kërkohet dorëheqja e Latifit

    Insajderi
    08 August 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarja e Vetëvendosjes, përkatësisht ish-drejtuesja e komunitetit për shëndetësi në këtë subjekt, Hatixhe Latifi -Pupovci, ka adresuar kritika të rrepta karshi bashkëpartiakut të saj, Arben Vitia, pasi siç ka “denoncuar ajo, ministri i tanishëm, Rifat Latifi është figura e pararendësit të tij”.

    Ndonëse, profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë Pupovci nuk është saktësuar është e qartë se aluzioni është për ish- ministrin Vitia.

    “Siç unë po i shoh “ndryshimet” në shëndetësi, tashmë po i jepet “shqelmi i fundit” shëndetësisë publike. Ja se pse? Sepse po menaxhohet nga njeriu i cili “është angazhuar” për shëndetësi publike ndërsa vet ka kaluar në institucion privat!!! Për ata që nuk e dijnë, shëndetësia nuk është duke u menaxhuar nga Ministri Latifi por nga “Ministri i “padukshëm” i cili e ka ditur se Ministri Latifi ka 40 vite që nuk punon në Kosovë dhe mund të ketë harruar se sa të veçantë jemi për të keq, se ai mund te ftohet per te “ndihmuar” ndersa i vehen ndërskamëzat nga të katër anët vetem per te dale i pasuksesshem e te menaxhoj i “padukshemi””, ka shkruar ajo.

    Tutje, profesoresha e Mjekësisë, tha se është e padrejtë që t’i kërkohet dorëheqje ministrit Latifi në rrethanat e tanishme sepse sipas saj duhet të largohet “fantazma” për ta parë punën e ministrit Latifi.

    “Po i kerkohet doreheqja Ministrit Latifi e cila mendoj se eshte krejtesisht e padrejte. Largone ” fantazmen” e shiheni punën e ministrit. Nese edhe atehere nuk ka sukses, ai edhe mund te shkarkohet, por jo nga keto rrethana. Sepse, ne keto momente Ministri Latifi edhe mund të shkarkohet por ngarkimi e shkarkimi flasin për joseriozitet në qasje për zgjedhjen e menaxhereve e kjo është shumë keq për VV, për mbështetësit e saj të vërtetë e më së shumti është keq për Kosovën e cila nuk e ka luksin e humbjes se kohës”, ka thënë ajo.

    Kujtojmë se pasi dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe pas humbjes së zgjedhjeve për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia u emëruar drejtor i një spitali privat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark