Profesoresha, Fatime Boshnjaku pretendon se është viktimë e një sulmi brutal të rinjve të qytetit të Gjakovës.
Ajo ka deklaruar se “rreth orës 21:00, në një zonë të frekuentuar të Gjakovës është sulmuar. Ku ka pësuar edhe thyerje dhe ndrydhje të eshtrave. Si pasoj e të cilave ka humbur vetëdijen”.
“U afrova te shtylla e rrymës për me e kalu rrugën. S’di që veç tre vetë m’kanë dalë. Edhe ma nuk kam pasë vetëdije. Mosha ka qenë 16-17-18 vjeçare”, ka thënë ajo.
Tutje, Boshjnaku ka deklaruar se pasi që ka denoncuar rastin në Polici e ka kuptuar që kamerat e qytetit kanë qenë jashtë funksionit.
“Sikur të kishin qenë kamerat funksionale për 24 minuta ata ishin identifikuar”, ka thënë ajo.
@tvsyrivision Skandaloze, profesoresha Fatime Boshnjaku rrahet brutalisht në qytet, kamerat jashtë funksionit #tvsyri #lajme #gjakove #lajmengagjakova #07 ♬ original sound – tvsyrivision