×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Profesoreshë e Prorektore, si u avancua në Universitetin e Gjakovës motra e asamblistit të Vetëvendosjes

    Insajderi
    23 October 2024 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kaltrina Kusari, motra e asamblistit të Vetëvendosjes në Gjakovë, disa javë pasi u përzgjedh profesoreshë në Universtitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, është emëruar edhe në një pozitë me të lartë. Kusari është emëruar në pozitën e Prorektores për Zhvillim Akademik dhe Sigurim të Cilësisë në UFAGJ. Vendimi për emërim është marrë nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 18.10.2024. Rreth dy javë pasi u zgjedh si profesor asistente.

    Gazeta Insajderi raportoi para disa jave se si motra e asamblistit të Vetëvendosjes në Komunën e Gjakovës, Ermal Kusari, ishte përzgjedhur si asistente në mesin e pesë kandidatëve që kishin aplikuar për pozitën e profesor asistent në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë.

    Këtë e kanë konfirmuar për Insajderin edhe rektori i universiteti, Drilon Bunjaku.

    Prorektoreja Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari është zgjedhur në pozitën Profesor Asistent në UFAGj në mbledhjen e Senatit të datës  26.09.2024. Ndërsa deri sa iu është përgatitur vendimi nga Zyra Ligjore, vendimi iu është protokolluar me datën 01.10.2024”, tha ai në një përgjigje për Insajderin.

    Rreth dy javë më vonë, me datën 18 dhjetor, Kaltrina Kusari është emëruar Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Sigurim të Cilësisë në UFAGJ.

    Sipas përgjigjes nga Universiteti, pas zgjedhjes së saj nuk  ka pasur asnjë ankesë në vendimin e senatit dhe e njëjta është emëruar si prorektore.

    “Bazuar në këshillën juridike të vendimit pala e pakënaqur ka afat të ankesës 15 ditë kalendarike. Për pozitën në fjalë nuk ka pasur ankesa në vendimin e senatit deri me 16.101.2024. Vendimi për emërim është marrur nga Këshilli Drejtues në mbledhjen e datës 18.10.2024”, thuhet në përgjigje.

    Gazeta Insajderi kishte raportua se Kaltrina Kusari është motra e asamblisti të Vetëvendosjes në Komunën e Gjakovës, Ermal Kusari.

    Gazeta e ka pyetur Kusarin se a ka ndikuar vëllai i saj në avancimin e saj brenda universiteti, por e njëjta nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

    /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark