Profesorët universitarë kanë marrur një iniciativë për t’i dërguar letër publike kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Në këtë letër kërkohet që si udhëheqës të institucioneve të mbështeten ish-krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Në letër specifikohet se është shqetësuese se si udhëheqësit e mbrojtjes për ish-luftëtarët kanë dhënë dorëheqje nga mbrojtja e tyre për shkak të mungesës së financave.
Në kërkesën e profesorëve të siguruar nga Gazeta Insajderi, kërkohet nga institucionet e Kosovës që të ndahen mjete financiare që të sigurohet mbrojtja e duhur dhe e nevojshme për ish-presidentin Hashim Thaci dhe të akuzuarit tjerë nga Gjykata Speciale.
Aty theksohet se një gjë e tillë është edhe obligim për shkak të vendimit të Kuvendit të Kosovës, që krahas themelimit të Gjykatës Speciale, të sigurohet edhe ndarja e mjeteve financiare për mbrojtjen e të akuzuarve nga kjo gjykatë.
Në letër janë dhënë edhe nënshkrimet e profesorëve.
/Insajderi.org/