Profesori amerikan: Realiteti është se Kosova nuk e kontrollon veriun - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori amerikan: Realiteti është se Kosova nuk e kontrollon veriun

    Insajderi
    21 December 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se Kosova duhet të përfitojë dhe të krijojë fatin e saj pozitiv për anëtarësim në NATO, duke përmendur në veçanti veriun e vendit.

    Joseph ka thënë se Kosova nuk e ka nën kontroll veriun, pasi siç theksoi ai, në atë pjesë ka shumë prezencë të policisë dhe KFOR-it.

    “Duhet ta kuptoni, është shumë e rëndësishme që shikusit tuaj ta kuptojnë se nuk ka territor pa popull. Po e përsëris. Nuk ka territor pa popull. Nuk po e merr veriun. Ne nuk kemi nevojë të mendojmë për serbët që jetojnë atje. Ky është realiteti. Realiteti është se Kosova nuk e kontrollon veriun”, ka thënë Joseph.

    Si pasojë e moskontrollit në veri dhe faktorëve të tjerë, Joseph ka deklaruar se Kosova nuk është plotësisht shtet sovran, duke thënë se “Kosova duhet të përfitojë kontrollin dhe vetëvendosjen e vërtetë”.

    “Duhet të kujtojmë, në fund të fundit, Republika e Kosovës po mbështetet në NATO, në trupat e KFOR-it për mbrojtjen e saj. Është, në këtë kuptim, protektorat. Ju nuk jeni një shtet plotësisht sovran. Pra, kjo është çfarë po them.  Ju duhet të rifitoni kontrollin e fatit tuaj, vetëvendosjen e vërtetë. Ju dëshironi të jeni vërtet të vetëvendosur”, ka thënë Joseph.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark