Profesori anglez: Ndryshimi i kufijve është zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profesori anglez: Ndryshimi i kufijve është zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë

    Insajderi
    13 June 2023 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës, ka përsëritur edhe një herë se shkëmbimi i territorit është zgjidhja e vetme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Prandaj, ai paraqiti një sërë argumentesh pse ai mendon kështu, transmeton Paparaci.

    “Nuk ka asgjë në të drejtën ndërkombëtare kundër që dy shtete të vendosin vullnetarisht kufijtë e tyre”, thotë ai si një nga argumentet.

    Po ashtu, ai kujton marrëveshjen për Irlandën e Veriut, e cila u ndërtua mbi njohjen e hapur të ndryshimit të kufijve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës kur shumica e popullsisë së Irlandës së Veriut e dëshironte atë.

    Ndryshimi i kufijve, thotë profesori britanik, e liron edhe Kosovën që të ndryshojë Kushtetutën e saj në fusha ku, siç thotë ai, serbëve u është dhënë shumë autoritet.

    “Në fund të fundit, ndërsa avantazhi i qartë mbetet i një marrëveshjeje autonome për serbët, ndarja nuk është aq radikale apo aq e rrezikshme sa duket. Ka edhe më shumë mbështetës sesa mund të mendohet,” thotë Ker-Lindsay.

    Mes tjerash, duke shtuar se ndërsa shumë zyrtarë e kanë kundërshtuar publikisht idenë, tha se e di privatisht se çfarë avantazhesh sjell.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark