×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori Artan Nimani denoncon një tender të negociuar te Glauk Konjufca

    Insajderi
    15 November 2024 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artan Nimani, profesor në Universitetin e Gjakovës, njëherë-shit edhe pjesë e AAK-së, ka denoncuar një tender të negociuar të Kuvendit të Kosovës.

    Ai ka shkruar se Kuvendi me fshehësi, dha një tender prej 125,000 eurosh.

    “Në një kohë kur transparenca dhe llogaridhënia janë parime thelbësore të një qeverisjeje demokratike, Kuvendi i Kosovës përsëri shkel kufijtë e fshehtësisë me kontrata të negociuara pa publikim, sikur ky është një standard i pranueshëm në menaxhimin e fondeve publike.

    Procedura e parashikuar, me një shumë të përcaktuar prej 125,000 eurosh, nënkupton një praktikë ku Kuvendi vepron më shumë si një ent privat se sa si një institucion që duhet të mbajë publikun të informuar dhe të përfshirë. Kontratat sekrete me një burim të vetëm e venë në dyshim përgjegjësinë e udhëheqjes dhe përkushtimin ndaj një procesi të pastër prokurimi. O z.Glauk, a nuk është koha për një transparencë të plotë në vendimmarrjen e institucioneve publike? Apo koncepti i përgjegjësisë publike është bërë thjesht një retorikë e zbrazët?”, shkroi ai.

    Kontrata e publikuar ka të bëj me shërbime mbështetëse në Kuvendin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    15 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark