Profesori i Universitetit të Beogradit: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Profesori i Universitetit të Beogradit: I kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

    Insajderi
    07 October 2024 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, mori pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Octopus, ku diskutohej “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.

    Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se kjo është hera e parë që u kthye në Kosovë që nga viti 1997.

    Videnoviq tha se është koha për të kërkuar falje publike popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet që Serbia u shkaktoi gjatë viteve 1998-1999.

    Ai shprehu keqardhje për pikëllimin dhe vuajtjet e popullit kosovar dhe gjithashtu kërkoi falje për mashtrimet dhe gënjeshtrat që janë përdorur kundër serbëve në veri të Kosovës nga elitat politike të Beogradit.

    Profesori vlerësoi mendimtarët e mëdhenj politik të Kosovës, si Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani, për rolin e tyre historik në formësimin e zhvillimeve politike të vendit.

    Pas pjesëmarrjes në konferencë, Videnoviq vizitoi manastirin e Graçanicës, një monument i trashëgimisë mesjetare.

    Ai falënderoi Agim Musliun për lehtësimin e konferencës dhe përvojën e paharrueshme që përjetoi gjatë vizitës së tij në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark