Profesori komenton foton e njerëzve të PDK’së: Ndeja e Kleçkës kishte mesazh politik, por kjo metodë më ‘nuk dhez’ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profesori komenton foton e njerëzve të PDK’së: Ndeja e Kleçkës kishte mesazh politik, por kjo metodë më ‘nuk dhez’

    Insajderi
    16 January 2023 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë në Pressing të T7 se ndeja në Kleçkë e figurave të luftës ka qenë një mesazh politik.

    Por Latifi është skeptik që një organizim i tillë mund të ketë sukses.

    Ai thotë se oda nuk është një brend atraktiv për të dërguar mesazh politik në vitin 2023.

    “Kjo është një përpjekje më të gjerë e strukturave që një pjesë e njerëzve brenda PDK-së mendojnë që PDK-ja duhet të përpiqet të rikthejë në radhën e saj disa struktura që gjatë viteve të kaluara për shkak të përplasjeve që kanë pasur janë larguar nga partia”, ka deklaruar Latifi.

    “Është një përpjekje që përmes rikthimit të tyre ta fuqizojë PDK-në raport me pushtetin, por edhe me partitë opozitare”, ka thënë Latifi.

    “Kjo mënyrë është krejt jo efektive, mendje mbase edhe kundër produktive”, thotë ai.

    Por Latifi kritikoi edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci për mesazhin kundër Fatmir Limajt, ku përmendi një shembuj “me dele”.

    Sipas Latifit PDK-ja nuk duhet ta ketë këtë qasje në vitin 2023.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark