Profesori që parashikoi ngritjen, parashikon edhe rënien e Donald Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Profesori që parashikoi ngritjen, parashikon edhe rënien e Donald Trump

    Insajderi
    15 November 2016 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është sërish ky profesor që bën një parashikim tjetër; rrëzimin e Donald Trump. Ai thotë se ka shumë mundësi që Presidenti i sapozgjedhur të mos e mbyllë mandatin e tij, madje shkon deri atje sa të deklarojë se do të jenë vetë republikanët ata që do të nisin procedurat e shkarkimit të tij.

    “Jam shumë i sigurtë se Trump do të shkaktojë vetë arsyet që mund të çojnë në nisjen e procedurave të shkarkimit të tij. Ndoshta mund të vendosë në rrezik sigurinë kombëtare, ose mund të favorizojë veten ekonomikisht”, thotë profesori Allan Lichtman.

    Siç shkruan Top-channel, Lichtman thotë se vetë republikanët nuk e duan Trumpin si President dhe jep edhe arsyet për këtë.

    “Sepse nuk mund ta kontrollojnë. Ai është i paparashikueshëm dhe pjesa drejtuese e partisë preferojnë Mike Pence, për shkak se është më i qetë dhe më i kontrollueshëm”, thotë profesori i Universitetit të Uashingtonit.

    Përsa kohë që Trump nuk ka marrë ende detyrën, gjithçka mbetet në kuadrin e parashikimeve dhe spekulimit, por e thënë nga Lichtman nuk është krejtësisht pa bazë. Ai është autori i ndërtimit të një mekanizmi përllogaritës të zgjedhjeve amerikane, mekanizëm që e ka vënë në punë për herë të parë në vitin 1984 dhe që prej asaj kohe nuk ka gabuar asnjëherë në përzgjedhjen e fituesit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark