Profesori serb demolon dy opozitarët: Serbia kapitulloi më 1999, me Marrëveshjen e Brukselit më 2013 Kosovën e njohëm edhe formalisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Profesori serb demolon dy opozitarët: Serbia kapitulloi më 1999, me Marrëveshjen e Brukselit më 2013 Kosovën e njohëm edhe formalisht

    Insajderi
    20 March 2023 - 08:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një debat televiziv në Serbi në “Nova”, profesori universitar Ognjen Radonjiq, teksa po debatonte me ish-kryenegociatorin e palës serbe në dialogun teknik Kosovë-Serbi, Borko Stefanvoiq dhe me liderin e partisë Nova DSS, Millosh Jovanoviq, pati shumë çka për të thënë rreth “çështjes së Kosovës”, shkruan Insajderi.

    S’ka “çështje” të Kosovës, tha ai, në rend të parë. “Ajo është zgjidhur. Kemi kapitulluar më 1999 dhe formalisht e kemi njohur rendin ligjor të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit”.

    “Pra, kjo tashmë ka ndodhur që kohë, dhe kjo pjesa tjetër që po ndodh tash është thjesht rrumbullakësim i pozicionin ndërkombëtar të Kosovës. Ne jemi një bretkosë që është gatuar që moti, dhe këtë ne s’e kemi vërejtur”, ka thënë ai.

    “Vuçiq nuk do të mund të kishte ardhur në pushtet pa mbështetjen e Perëndimit dhe koha ka ardhur të përmbush atë çfarë u ka premtuar”, shtoi profesori serb./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark